Flash News

KRYESORE

Pesë të konfirmuar me Covid-19 nga Puka, nis dezinfektimi i qytetit

Shqipëria deri tani ka konfirmuar gjashtë raste me Covid-19. 28-vjeçari i ardhur nga Italia, është konsideruar dje nga mjekët shqiptarë si pacienti zero në vendin tonë, i cili pas ardhjes ka infektuar babain 54 vjeç, e po ashtu edhe tre familjarë të tjerë, të gjithë nga Puka.

Autoritetet kanë hetuar historikun e të prekurve që nga 26 shkurti, ditë kur hyri i riu i infektuar nga Firence e deri të dielën kur u konfirmuan pozitiv.

Duke u nisur nga aktivitetet e tyre, autoritetet sot kanë nisur të dezinfektojnë qytetin e Pukës, ku mendohet se kanë patur kontakte të infektuarit e deritanishëm.

Të fundit