All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Pesë vjet pa Sokol Olldashin, dedikimi prekës i deputetit: Ti u çlirove, por beteja politike mbetet po ajo

All - Paragraf - 1

Dje, ish-deputeti i PD, Sokol Olldashi kishte pesë vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, si pasojë e një aksidenti tragjik.

All - Paragraf - 3

Miqtë dhe ish-kolegët e tij deputetë e kanë përkujtuar përmes statuseve në rrjetet sociale. Oerd Bylykbashi e ka kujtuar atë përmes fjalimit të fundit në Parlament, ndërsa thekson se ndonëse kanë kaluar pesë vjet pa Olldashin, miqësia për të mbetet sërish e fortë.

“Çuditërisht sot, 5 vite më pas, beteja politike mbetet po ajo për të cilën do të mbahesh mend gjithmonë në fjalën e fundit në parlament. Po ajo është politika.

5 vjet më pas, kanë rrjedhur ujëra dhe kujtimi i miqësisë mbetet si një gur që del mbi ujërat që rrodhën gjithë këto vite.

Gjithsesi, ti je çliruar nga çdo gjë që themi ne këtu poshtë dhe ndoshta vështron buzëqeshur çdo gjë nga aty ku je.

5 vite më pas, u prehsh në paqe i dashur mik!”, shkruan Bylykbashi për mikun e tij të ndjerë.

Të fundit