Flash News

KRYESORE

Pesë zv/ministrat nga Kosova: Cakaj dhe Shahini ia dolën, Çeku dhe Bajraktari u zhdukën pa lënë gjurmë

Pesë zv/ministrat nga Kosova: Cakaj dhe Shahini ia dolën, Çeku

Në nëntor të 2017, kryeministri njoftoi se pjesë e kabinetit qeveritar ‘Rama 2’ do të ishin edhe pesë shqiptarë nga Kosova, të edukuar kryesisht në perëndim.

Besa Shahini, zv.ministre e Arsimit; Hajrullah Çeku zv.ministër i Mjedisit dhe Turizmit; Ilirjana Bajraktari zv.ministre e Shëndetësisë, Valbona Shujaku, zv.ministre e Kulturës ndërsa pesë muaj më vonë u shfaq edhe Gent Cakaj, fillimisht si këshilltar i kryeministrit dhe më pas në postin e zv.ministrit të Jashtëm.

Pothujse një vit më pas, Cakaj dhe Shahini ia dolën të fitonin besimin e kryeministrit, qe i emëroi në krye të dikastereve përkatëse. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zv.ministrin i Mjedisit dhe Turizmit, Hajrullah Çeku, që u dorëhoq tetor, me arsyen se bashkëshortja e tij do të bëhej me fëmijë dhe se kërkonte t’i qëndronte pranë.

"Këta 13 muaj në Shqipëri kanë qenë përvoja më fantastike e angazhimit tim profesional dhe publik. Si pjesë e një ekipi të përkushtuar, jam i lumtur që m’u ofrua mundësia për të kontribuar në atë që u cilësua një nga sezonet më të mira turistike. Mundësia për t’i shërbyer Shqipërisë ka qenë motivi im kryesor për të pranuar detyrën, ndërsa ofrimi i këtij shërbimi nën drejtimin e Kryeministrit Rama e bën këtë shërbim përvojë të papërsëritshme jetësore", shkruajti ai, diten e largimit.

Asnjë informacion nuk ekziston për Ilirjana Bajraktari, për të cilën u tha se ishte në postin e zv.ministres së Shëndetësisë, ndërsa Valbona Shujaku vijon të jetë numri dy i ministres së kulturës edhe pas largimit te Mirela Kumbaros.

Të fundit