Flash News

KRYESORE

Pëshpërima nën zë nga grupi i PS-së, Tahiri ka dy fjalë për kolegët socialistë

Pëshpërima nën zë nga grupi i PS-së, Tahiri ka dy

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një konferencë për median ditën e sotme është shprehur se ka heshtur për 6 muaj vetëm për respekt të drejtësisë. Tahiri i është përgjigjur dhe opozitarëve të cilët e kanë kritikuar dhe  akzuar për përfshirjen në krim.

“Më akuzon mua Basha, kllouni qesharak që nuk u akuzua kurrë, vrau me Berishën as u gjykua... Më akuzon Berisha dhe lukunia që e ka bërë gojën corape me shpifje ndaj meje që sot janë të pahetuar të pagjykuar, për vrasje, vjedhje plaçkitje, e kanë rrënuar më keq se ccdo pushtues nuk janë hetuar.

Më akuzon Monika dhe Iliri që zoti e di se ngado t’i kapësh nuk ka ujë të shenjtë që nuk ia heq njollën. Për mua nuk del një shqiptarë të më thotë se jam hajdut se kam vjedhur lekët se kam marrë lekë për ti marrë në punë, por këta të mjerë që shqiptarët i drejtojnë gishtin për hajdutë si rrojnë, si ia bëjnë që shesin dëngla, si ia hodhën drejtësisë xhanëm, duke bërë harburtin, duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë, duke blerë gjyqtarë, shpërndarë tendera, marrë lekët për hipoteka, për të futur njerëzit në punë, duke blerë kundërshtarin në kuvend”-u shpreh Tahiri.

Më tej ai iu drejtua dhe kolegëve të tij të grupit parlamentar shumë shkurt. “U drejtohem kolegëve të mi, të Grupit Parlamentar, që i falenderoj për durimin... por nëse ka dhe një koleg të vetëm që pëshpërit nën zë...e kanë gabim. Unë po pres drejtësinë”, tha më tej Tahiri.

Të fundit