Flash News

KRYESORE

“Peshqit e mëdhenj”, mesazhi i Donald Lu për politikanët, policët dhe prokurorët: U zotuat, ku janë rezultatet?

Janari i 2018-ës ishte paralajmëruar si muaji kur do të ndodhnin arrestime të bujshme ose siç njihet ndryshe ‘peshqit e mëdhenj’. Por tashmë që ky muaj po mbyllet mesa duket e gjitha ka qenë propagandë.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori amerikan Donald Lu. Në një mesazh të postuar në faqen e ambasadës në rrjetin social Facebook, Donald Lu ka një mesazh për politikanët, policët dhe prokurorët, të cilët, sipas kryediplomatit amerikan, u zotuan përpara popullit shqiptar dhe përpara ambasadorëve.

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak”, shprehet ambasadori.

Të fundit