Flash News

KRYESORE

Pësoi atak kardiak, ndahet nga jeta reperi i njohur

Pësoi atak kardiak, ndahet nga jeta reperi i njohur

Reperi i famshëm Craig Mack, është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare pas një ataku në zemër mbrëmjen e djeshme.

Sipas “New York Daily News”, Mack ndërroi jetë në një spital pranë shtëpisë së tij në Karolinën e Jugut.

Ai fitoi famë në vitin 1994 me këngën 'Flava In Ya Ear' dhe ishte këngëtari i parë që publikoi një album në Diddy's Bad Boy Records.

Pasi prishi marrëveshjen me Diddy, ai publikoi një album të dytë ‘Get Down’, por përfundimisht hoqi dorë nga muzika dhe ia kushtoi jetën fesë.

Të fundit