Flash News

KRYESORE

Pësoi dy aborte, Nicole Kidman tregon për herë të parë dhimbjen që kaloi me Tom Cruise

Nicole Kidman është një nga aktoret më të njohura në Hollywood, pjesë e shumë filmave të cilët kanë ndryshuar karrierën e aktores australiano-amerikane. Për herë të parë ajo ka treguar për dhimbjen që ka kaluar në martesën me aktorin Tom Cruise.

Kidman pësoi një abort dhe një shtatzëni ektopike (kur fetusi është jashtë mitre), ndërsa ishte e martuar me Tom Cruise. Kidman është shprehur se ende e ndjen pikëllimin e asaj kohe. 50-vjeçarja tregoi dhimbjen e madhe që ajo dhe Tom Cruise kaluan dhe që i çoi në adoptimin e dy fëmijëve të tyre tani të rritur Isabella dhe Connor.

Edhe pse ajo arriti të mbetej shtatzënë përsëri pas barrës jashtë mitre, pësoi një abort gjatë kohës që Tom paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2001 pas 11 vjetësh së bashku. “Nga minuta që Tom dhe unë u martuam, dëshiroja të kisha fëmijë. Ne e humbëm një fëmijë në fillim, kështu që ishte me të vërtetë shumë traumatike. Dhe pastaj adoptuam Bella-n”.

Katër vjet pas divorcit të saj nga Tom, Nicole u martua me këngëtarin Keith Urban dhe çifti u bënë me dy vajza – Sunday Rose, 9 vjeçe dhe Faith 7 vjeçe.

Të fundit