Flash News

KRYESORE

Pësoi ishemi në tru, qeveria i jep 1.9 milionë lekë për kurim ish-ministrit socialist

Pësoi ishemi në tru, qeveria i jep 1.9 milionë lekë për

Qeveria i ka dhënë 1.9 milionë lekë ish-ministrit Luan Hajdaraga për mbulimin e shpenzimeve mjekësore.

Vendimi është marrë në datën 16 maj ndërsa mbulon transportin jashtë vendit për ish-ministrin. Hajdaraga pak ditë më parë pësoi një ishemi në tru, ndërsa po kurohet në Turqi.

VENDIMI

Nr. 280, datë 16.5.2018 PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË TRANSPORTIT MJEKËSOR TË Z. LUAN HAJDARAGA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Mbulimin e shpenzimeve të transportit mjekësor të z. Luan Hajdaraga, në shumën 1 900 000 (një milion e nëntëqind mijë) lekë.
  2. Kjo shumë të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
  3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të transportit mjekësor ajror.
  4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të

Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Senida Mesi

Të fundit