Flash News

KRYESORE

Pësoi tre gola nga Arsenali, Buffon: Do punoj shumë për fanellën e titullarit

Pësoi tre gola nga Arsenali, Buffon: Do punoj shumë për

Portieri italian, Gigi Buffon, nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij tek PSG, pasi në sfidën ndaj Arsenalit pësoi tre gola.

Pas ndeshjes miqësore, trajneri i PSG, Thomas Tuchel hodhi dyshime mbi faktin se Buffon do të luajë titular dhe u shpreh se vendimi nuk është marrë akoma.

“Konkurrenca për këtë rol është shumë e fortë, por do të vendos shumë shpejt se cili do të jetë titullari. Do ta bëj kur të tre portierët që kam në dispozicion të jenë 100% në formë”, u shpreh trajneri gjerman.

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i Buffon, i cili theksoi se e mirëpret sfidën dhe se do të punojë maksimalisht për të merituar fanellën e titullarit te skuadra franceze.

“Në 24 vite askush nuk më ka dhuruar asgjë. Kam qenë gjithmonë titullar sepse kam punuar shumë dhe sepse e kam merituar. Erdha te PSG i bindur se kam ende mundësi të meritoj fanellën e titullarit”, deklaroi Buffon.

Të fundit