Flash News

KRYESORE

“Pesticidi i rrezikshëm në Shqipëri është real”, Rama e pohon: Çfarë thonë faktet!

“Pesticidi i rrezikshëm në Shqipëri është

Pesticidet e rrezikshme në fruta dhe perime ngjallën reagimin e mbarë opinionit publik.Ishin dhe personalitet të njohur publik që në media sociale publikuan foto të domateve që shiten në tregun shqiptar.

Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar një foto në Facebook,  të një domateje me normën e lejuar të pesticideve, shkruan se mbetjet kimike në domaten shqiptare janë nën normën e lejuar nga BE-ja.

Megjithatë kryeministri e pranon se pesticidi i rezikshëm është real dhe problematika po ashtu.

“Jo, në asnjë mënyrë, pesticidi i rrezikshëm ishte real e po ashtu problematika është reale, por sot, faktet thonë se kontrolli i sigurisë mbi prodhimet bujqësore është më i fortë se sa kurrë më parë dhe prodhimet problematike nuk janë rregulli, po raste përjashtimore që përforcojnë rregullin”, shkruan Rama.

Reagimi i Ramës:

Prodhimet bujqësore shqiptare problematike?

Një shembull: Vetëm një kompani shqiptare, ka grumbulluar dhe eksportuar deri tani mbi 6000 ton domate e kultura të tjera bujqësore, në 12 vende të Bashkimit Europian dhe analizat e kanë nxjerrë përqindjen e mbetjeve kimike në domaten shqiptare e në të tëra kulturat e tjerat, mjaft nën normën e lejuar nga BE-ja

Dhe e dyta, asnjë, absolutisht asnjë produkt bujqësor shqiptar i eksportuar këtë vit në vendet e BE-së, nuk ka rezultuar mbi normën e lejuar të mbetjeve kimike

Kjo nuk do të thotë se çfarë është thënë, qoftë për pesticidin e rrezikshëm që u kap në Shqipëri a qoftë për problematikën e vjetër të kontrollit të sigurisë së prodhimeve tona bujqësore, është një fantazi mediatike pa asnjë bazë! Jo, në asnjë mënyrë, pesticidi i rrezikshëm ishte real e po ashtu problematika është reale, por sot, faktet thonë se kontrolli i sigurisë mbi prodhimet bujqësore është më i fortë se sa kurrë më parë dhe prodhimet problematike nuk janë rregulli, po raste përjashtimore që përforcojnë rregullin👍

Thënë sa më lart, duhet nënvizuar se nevoja për modernizimin e mëtejshëm të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe rritjen e mëtejshme të efikasitetit të tij në gjithë territorin e mbi çdo produkt, është absolutisht reale dhe duhet adresuar përditë.

Të fundit