Flash News

KRYESORE

Peter Tiede: Shqipëria është një shtet mafioz, Rama po tenton të më intimidojë

Peter Tiede: Shqipëria është një shtet mafioz, Rama po

Gazetari i “Bild”, Peter Tiede deklaroi se Shqipëria është një shtet mafioz. Ai theksoi se ka vënë re se ka bashkëveprim mes mafias dhe politikës.

“Ky nuk është vetëm gjykimi im, por edhe gjykimi i hetuesve shqiptarë por edhe shërbimeve të huaja të inteligjencës: Shqipëria është një shtet mafioz. Nën drejtimin e Ramës kemi rritje, shpërhapje të drogës në të gjithë Shqipërinë. Është bashkëveprimi mes mafias dhe politikës në Shqipëri. Më vjen keq për vendin tuaj të bukur,  por efektet e këtij bashkëpunimi duken në të gjithë vendin.”, tha Tiede në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Ai më pas u ndal edhe te zërat se Rama po tenton ta intimidojë përmes RT ruse.

“Është një keqkuptim, persona nga rrethi i kryeministrit kanë postuar artikuj të vjetër të RT në Gjermani me qëllime propagande rreth meje. Këto artikuj sot i kanë postuar njerëzit afër Ramës që të më intimidojnë mua.”, tha Tiede.

Të fundit