Flash News

KRYESORE

Peticion në Çeki për të tërhequr njohjen e Kosovës, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë: Është propagandë e Serbisë

Peticion në Çeki për të tërhequr njohjen e

Diskutimet për rrezikun e tërheqjes së njohjes së Kosovës nga Republika Çeke janë shfaqur sërish në Beograd dhe Prishtinë.

Mediat serbe kanë njoftuar për nisjen e një peticioni nga ish-ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Kavan, për të tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës, si dhe për organizimin e një proteste ku raportohet se mund të marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Milos Zeman.

Gjithsesi, Ministria e Jashtme kosovare ka reaguar duke theksuar se nuk ka të dhëna për një tërheqje të Çekisë. Sipas MPJ-së, informacionet për tërheqje të njohjeve janë propagandë e Serbisë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka thënë për “Zërin” se informacionet për tërheqjen e njohjeve janë propagandë e medieve serbe. Madje ajo bëri të ditur se në 10-vjetorin e Pavarësisë në Kosovë do të jenë edhe dy zëvendësministrat e punëve të Jashtme të Çekisë.

Edhe ambasadori çek në Prishtinë, Ivo Silhavy, gjatë takimit që zhvilloi në muajin janar me zv/kryeministrin kosovar, Anton Berisha, foli për bashkëpunim të plotë midis dy vendeve dhe ftoi ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, për një vizitë në Pragë.

Pak ditë më parë, Ministria e Jashtme konfirmoi se pretendimi për tërheqjen e njohjes nga Sao Tome ishte propagandë e Serbisë, pasi kjo ishte konfirmuar në rrugë zyrtare.

Të fundit