Flash News

KRYESORE

Peticioni nga Korça kundër Bashës, reagon anëtari demokrat: Nuk kam firmosur

Peticioni nga Korça kundër Bashës, reagon anëtari

Ditën e djeshme u publikua një peticion i disa anëtarëve të degës në Korçë të Partisë Demokratike që drejtohej kundër Lulzim Bashës. Por një prej personave që kishte emrin në këtë peticion pretendon për falsifikim.

Erin Shaholli thekson se nuk ka firmosur asnjë peticion dhe se shkrimi në letër nuk është i tiji. Ai shprehet se ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e PD.

Reagimi:

Te dashur miq !

Sot u ndjeva shume keq kur pashe te botuar ne portale te tjera, nje te ashtuquajtur peticion te Partia Demokratike Dega Korce dhe ku paraqitej edhe emri im !

Kjo nuk eshte e vertet . Une nuk kam vendosur emrin tim ne asnje flete apo peticion . Per me teper , sqaroj se shkrimi i perdorur ne emrin tim , nuk eshte i imi .

Per te vertetuar kete , po postoj dy foto ku figuron emri im por ne foton e mare nga portali , shkrimi nuk eshte i imi dhe ne foton e dyte ku eshte vetem emri im eshte i shkruar nga une !

Diferenca e shkrimeve eshte e dukshme !

Nuk me vjen mire qe njerez te ndryshem per interesa te tyre po perdorin emrin tim !

Ate qe une mund te deklaroj perpara kujdo eshte e thjeshte : kam qene dhe jam me PD-ne

Të fundit