Flash News

KRYESORE

Peticionistët e shembjes së Teatrit dhe lidhjet me pushtetin: nga babai i Denar Bibës te Gaz Paja, kandidat për deputet i PS në Fier

Peticionistët e shembjes së Teatrit dhe lidhjet me pushtetin: nga

Çështja e shembjes ose mos-shembjes së Teatrit Kombëtar është e vetmja që ka arritur të dalë mbi epideminë e koronavirusit, duke zënë pjesën kryesore të debatit publik dy ditët e fundit. Pas vendimit të qeverisë për ta kaluar Teatrin në pronësi të Bashkisë dhe për ta shembur godinën, për ‘t’i hapur rrugë’ ndërtimit të një të reje, aktorë, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë, të mbështetur edhe nga opozita, janë bërë rojë duke qëndruar gjithë natën për të mos lejuar shembjen.

Përballë kësaj qëndrese të fortë duket se segmente të pushteti kanë organizuar kundër-rezistencën. Një prej lëvizjeve është një peticion artistësh (disa prej tyre emra të panjohur) për publikun e gjerë. Edhe pse dy ndër më të njohurit, Robert Ndrenika dhe Ema Andrea, janë tërheuqur nga peticioni, duke thënë se janë për Teatër të ri, por jo për shembje të aktualit, nuk janë emrat e vënë kuturu në listë që bëjnë peticionin të ngjajë i pandershëm. Në të ka emra drejtorësh, pra rrogtarësh të shtetit, apo të tjerë që kanë lidhje të drejtpërdrejta apo flirte të hapura me pushtetin e radhës, atë të PS.

Më poshtë të gjithë emrat e peticionit me lidhje të tilla:

Dervish Biba - Babai i Denar Bibës, ish-kreu i KQZ, aktivist i njohur dhe përfaqësues, si avokat, i PS

Gazmend Paja – i afërt me Velaijn dhe Ramën, i shfaqur disa herë në foto apo video me të dy, një nga emrat ‘në sirtar’ të Ramës për listën e kandidatëve për deputetë të PS në Fier vitin e adhshëm.

Luftar Paja- i ati i Gaz Pajës

Leka Bungo- i ati i Genta Bungos kryetare e KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit)

Arben Kumbaro -vëllai i Mirela Kumbaros, deputete e PS, ish-ministre

Zamira Kita –drejtoreshë e Teatrit të Korçës, e angazhuar me’agjitpropin’ e Bashkisë Korçë

Agim Bajko-drejtor i Teatrit të Kukullave

Genc Fuga- anëtar i PS, pjesë e fushatës së antarësimeve në PS (tesera e partisë iu dorëzua nga Rama)

Eni Jani -e shoqja e Genc Fugës

Të fundit