Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili flet për dorëheqjen: Do marr një detyrë të re; Kryemadhin e propozova kryetare të LSI

Petrit Vasili flet për dorëheqjen: Do marr një detyrë

Petrit Vasili ka zhvilluar një konferencë me gazetarët ku ka lajmëruar për dorëheqjen si kryetar i LSI-së. Vasili tha se LSI është tashmë në një moment historik dhe opozitarizimi kërkon energji të reja.

Ai njoftoi se do të marrë sërish drejtimin e grupit parlamentar të LSI, i dorëhequr pasi u zgjodh në krye të partisë.

Vasili ka propozuar Monika Kryemadhin për kryetare të partisë, Luan Ramën për zv/kryetar dhe Erisa Xhixhon për postin e nënkryetares.

“Kryesia e LSI vendosi të përvijoj me intensitet të lartë puna e nisur për të dokumentuar me dhjetëra fakte, strategjinë e pashembullt të deformimit të votës, nga bandat e bëra njësh me policinë e shtetit. Vendosi edhe për ristrukturimin e LSI në opozitë. Ky është një moment historik për LSI, për të mbajtur frontin opozitar. Unë kam vendosur të paraqes dorëheqjen si kryetar. Kam marrë besimin për të drejtuar grupin parlamentar të LSI. Kam vendosur të propozoj Monika Kryemadhin si kryetaren e re të partisë. Kryemadhi ka mbajtur distancën e duhur nga qeveria. Në postin e zv/kryetarit kam propozuar Luan Ramën dhe Erisa Xhixhon si nënkryetare”, u shpreh Vasili.

Vasili theksoi se çdokush nga LSI ka të drejtë deri të hënën që të paraqesë kandidaturat për postet e partisë.

Të fundit