Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili i kërkon Vlahutin të heshtë: Përfaqëson ‘Fake Europa’; e ke mendjen te vila luksoze në 'Rolling Hills'

Petrit Vasili i kërkon Vlahutin të heshtë: Përfaqëson

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj zyrës se Bashkimit Europian në Tiranë, e cila përfaqësohet nga ambasadorja Romana Vlahutin.

Referuar faktit se Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, Vasili shprehet se zyra e BE-së në Tiranë bën mirë të heshtë, pasi boll e ka dëmtuar procesin deri tani.

“Shqipërinë e mbytën paratë e pista, krimi i organizuar dhe trafiku i drogës, keta e kanë mendjen te vila ‘interesante’ në Rolling Hills. BE në Tirane pushoni, jeni shndërruar thjesht në 'Fake Europa', Europa e vertete nuk është si ju”, thekson Vasili.

Statusi i plotë:

BE ne Tirane heshtni se boll demtuat!!!

Per Reformen e shkaterruar ne drejtesi ne i themi ja ujku,ndersa BE ne Tirane na tregon gjurmet.Sistemit te drejtesise ne Shqiperi i kane prere koken,ndersa BE ne Tirane na tregon thonjte e kembes.

Shqiperia s'ka Gjykate Kushtetuese dhe te Larte dhe sistemi drejtesise eshte kapur nga rilindja,ndersa keta te BE ne Tirane na flasin per manikyrin e thonjve.

Shqiperine e mbyten parate e pista, krimi i organizuar dhe trafiku i droges keta e kane mendjen te vila "interesante" ne Rolling Hills.

BE ne Tirane pushoni,jeni shnderruar thjesht ne Fake Europa, Europa e vertete nuk eshte si ju.

Të fundit