Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili ironizon ministrin e Brendshëm: “Ustallarët i paskan mbushur magazinat me drogë...”

Petrit Vasili ironizon ministrin e Brendshëm: “Ustallarët i

Në një mesazh të shpërndarë në facebook kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me drogën e kapur së fundmi në Itali, duke iroznizuar deklaratat e fundit të Ministirt të Brendshëm teknik Dritan Demiraj. Në postimin e z. Vasili thuhet:

“Kapen ne Itali përsëri qindra kilogramë drogë, që vjen nga Shqipëria. Ministri i Brendshëm e pa nga ajri Shqipërinë dhe tha që nuk ka më drogë. Po kjo drogë, nga na desantoi në Itali?

Ustallarët i paskan mbushur magazinat me drogë deri për në fund të shekullit. Policia nuk e sheh e nuk e kap dot drogën, kriminelët dhe trafikantëtë s'kanë faj, janë një, janë bashkë, siç ishin edhe më 25 qershor.”

Të fundit