Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili ironizon Ramën: ERTV-ja stacioni i vetëm objektiv, mediat e tjera s’na duhen

Petrit Vasili ironizon Ramën: ERTV-ja stacioni i vetëm objektiv,

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar me kryeministrin Edi Rama pas kritikave që ky i fundit ju adresoi sot mediave dhe gazetarëve.

Me ironi Vasili thotë se ERTV-ja është i vetmi stacion objektivdhe se mediat e tjera nuk na duhen.

“Tani vetëm kjo ERTV-ja nuk është media kazani. Ta gëzojme ERTV-në, stacionin e vetëm objektiv, krejt të pavarur nga kryeministri dhe të lirë nga qeveria. Me ERTV-në përpara për fitorje të reja. ERTV-ja i vetmi televizion profesional në Shqipëri, mediat e tjera s'na duhen "fare"; kujt i duhen, le t'i mbyllë kryeministri mos ta zgjasë hic”, shkruan Vasili në rrjetin social Facebook.

Të fundit