Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili komenton takimin Rama-Basha në Presidencë: Do të jetë negocim jo i lehtë, ka patur gjuhë të ashpër

Petrit Vasili komenton takimin Rama-Basha në Presidencë: Do të

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka komentuar takimin në Presidencë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha për zgjedhjen e ngërçit politik në vend.

I ftuar në ‘Vila 24’ në ‘News24’, Vasili tha se negocimi do të jetë jo i lehtë, pasi mes Ramës dhe Bashës ka patur gjuhë të ashpër. Po ashtu Vasili shtoi se ky dialog mes Ramës dhe Bashës është i vonuar.

“Koha kur politika nuk bisedonte është e viteve më parë. Politika është një sistem që dialogon dhe qytetarët kërkojnë dialog, ky është dialog i vonuar për mendimin tim.

Besoj do të jetë negocim jo i lehtë se është konsumuar kohë e gjatë dhe ka patur një gjuhë shumë të ashpër. Do uroja që të dilnin pas 10 minutash dhe të kishin zgjedhjet me vete, por kjo nuk besoj se do ndodhë, por do të ketë një formulë kompromisi.

Kompromis do të thotë që gjithkush të lëshojë nga vetja, si rregull ai që ka pushtet më shumë do të lëshojë më shumë. Basha tha mbrëmë që është i gatshëm të bëjë gjithçka që është e mundur.  

Zgjedhjet pa opozitën janë defekt i rëndë i demokracisë, unë e shikoj opozitën në zgjedhje. Besoj se ata do të arrijnë një kompromis.

 

 

 

Të fundit