Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili pas zgjedhjes së anëtarëvë të KLGJ dhe KLP: Reforma në drejtësi e zhytyr në batakun e antiligjit

Petrit Vasili pas zgjedhjes së anëtarëvë të KLGJ dhe

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me kandidatët e rrëzuar nga ONM, që më pas u përzgjodhën më gogla për të qenë pjesë e KLG dhe KLP. Sipas Vasilit, drejtësia e goglave të kandidatëve të paligjshëm ishte drejtësi për t`u refuzuar e për t`u përbuzur ndërsa akuzon se përfaqësuesit e BE dhe SHBA në Tirane nuk dëgjojnë shqetësimet e opozitës në lidhje me këtë proces.

Statusi i plotë i Vasilit:

ONM dhe shefja e misionit Calavera na thote qe kandidatet e rrezuar prej tyre ONM e paska bere sipas ligjit. Po kush e ka shkelur ligjin? Maxhoranca e ka shkelur ligjin ne mes te dites dhe kandidatet e perjashtuar nga ONM i pranoi,i zgjodhi dhe i votoi. Ligji nuk ka dy lexime,por ka vetem nje lexim: te zbatohet pike per pike sic eshte shkruar. Keta kandidate qe ONM i perjashtoi si te padenje u hodhen te goglat dhe u zgjodhen nga goglat. Drejtesia e goglave eshte pra edhe sipas ONM nje short mes te paligjshmeve, pra nje drejtesi kunder ligjit e zhytyr ne batakun e antiligjit. Drejtesia e goglave te kandidateve te paligjshem ishte drejtesi per tu refuzuar e per tu perbuzur. Gjynah per kedo.... qe u ekzaltua dhe mbrojti drejtesine e paligjshme te goglave. ONM pranon qe ligjet jane lexuar sipas qejfit nga maxhoranca. Po ONM eshte perbere nga perfaqesues te SHBA dhe BE. Po keta perfaqesuesit e BE dhe SHBA ne Tirane kete ONM e tyre a e degjojne? Se keta BE dhe SHBA ne Tirane opoziten dihet qe nuk e degjojne bile e pergojojne dhe e mallkojne, se keta e duan Shqiperine me shume se shqiptaret e opozites qe jane kunder maxhorances se droges dhe korrupsionit. Reforma ne drejtesi eshte zhytyr ne batakun e antiligjit. Kryeministri ne reformen ne drejtesi po ecen me moton shkaterrimtare"po e fillojme duke e shkelur ligjin pastaj e respektojme rruges". Kesaj moto-je shkaterrimtare po i bejne sherbim edhe ca te huaj here me deklarata here me lobime te shumta te ndotura e pas kuintave. Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 qe kushtetuta kerkon. Anetaret e KLP dhe KLGJ u zgjodhen gjithfaresh qe dhunonin ligjin:ca qe ONM i rrezoi si te padenje,ca qe kishin qene spiune te sigurimit, ca kishin bere gjyqe politike ne kohe te komunizmit,ca qe kishin bere evazion fiskal. Eshte tragjik rrenimi i endrres se shqiptareve per nje drejtesi te re, te bazuar vetem ne ligj dhe te barabarte per te gjithe. Kjo enderr u fik nga parate e pista te droges dhe korrupsionit,cdo alibi ne shqip dhe anglisht eshte vetem inkriminim akoma me i thelle ne kete faj historik.

Të fundit