Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili për Ilir Metën: Nuk ishte ai që zgjodhi Presidentin, por e kundërta

Petrit Vasili për Ilir Metën: Nuk ishte ai që zgjodhi

Petrit Vasili beson se nuk ishte Ilir Meta ai që zgjodhi Presidentin, por ishte Presidenca si institucion që zgjodhi Metën në këtë moment deçiziv për vendin.

Sipas Vasilit, zgjedhja e Metës në krye të shtetit është bërë për shkak të dialogut, që për LSI-në është e vetmja rrugë për Shqipërinë.

Kryetari i ri i LSI thekson se me Metën president dhe partinë e tij forcë e parë, Shqipëria do jetë me qetë dhe më e begatë.

"Ilir Meta nuk ishte ai që zgjodhi Presidentin, por ishte presidenca si institucion që zgjodhi atë në këto momente deçizive për vendin, sepse dialogu në këtë vend nuk duhet të ndalojë kurrë. Sepse pa dialog, Shqipëria nuk mund të bëhet kurrë. Për ne të gjithë është e qartë si drita e diellit se me Ilir Metën president dhe me LSI-në forcë e parë, Shqipëria është më e qetë, është më e begatë, është më e mirë dhe integrimi evropian ecën përpara”, shprehet Vasili.

Të fundit