Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili: Rama po ia jep edhe demokracinë me koncesion krimit

Petrit Vasili: Rama po ia jep edhe demokracinë me koncesion krimit

Ish kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se kryeministri Rama po ia jep edhe demokracinë me koncesion krimit. Në një deklaratë dhenë për mediat, Vasili e konsideroi vendimin e maxhorancës për të mos e njohur zhdekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Meta, si një puç ndaj shtetit dhe demokracisë.

“Kryeministri është kapur në flagrancë me fakte të pakundërshtueshme, dhe ai e ka humbur të drejtën për t’i administruar më zgjedhjet”, tha Vasili. Sipas tij, Rama është i interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që të instalojë monizmin në Shqipëri dhe demokracia rrezikohet sot më shumë se kurrë më parë.

“Kjo nuk është një betejë për pushtet, por për të shpëtuar themelet e shtetit nga rrëmbimi kriminal i një grushti të kriminalizuar pushtetarësh”, tha Vasili.

Të fundit