Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili: Rumania shembulli ekselent per Tao-n dhe Tao-t! Presidenti ngrihet në mbrojte të Kushtetutës

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka bërë një krahasim mes Shqipërise dhe Rumanisë, duke e marrë këtë të fundit si shembullin më ekselent që i përshtatet situatës aktuale në të cilën ndodhet vendi ynë.

Në një status në facebook, Vasili shkruan se  qeveria jone do një vend të BE-së dhe NATO-s si shembull se si presidenti ngrihet për të mbrojtur Kushtetutën, dhe ky i jep Rumaninë.

“Meqenëse Tao & co duan një shembull nga një vend i BE dhe anëtar i NATOS, se si Presidenti ngrihet në lartësinë e misionit së mbrojtjes Kushtetuese dhe sundimit të ligjit duke u përballur me qeverinë e kapur nga krimi atëhere po i japim Rumaninë”, shkruan Vasili.

Ai vazhdon  më tej duke ironizuar kryetarin e përgjithshëm të PS, Taulant Balla duke thënë se, “per Tao-n eshte edhe me e lehte fale rumunçes, qe e njeh jo vetem se i duhej per shkolle, por edhe per te tjera....pune”.

Statusi i plotë:

Rumania shembulli ekselent per Tao-n dhe Tao-t!

Meqenese Tao & co duan nje shembull nga nje nje vend i BE dhe anetar i NATOS, se si Presidenti ngrihet ne lartesine e misionit mbrojtjes Kushtetutes dhe sundimit te ligjit duke u perballur me qeverine e kapur nga krimi atehere po i japim Rumanine.

Per Tao-n eshte edhe me e lehte fale rumunçes, qe e njeh jo vetem se i duhej per shkolle, por edhe per te tjera....pune!

Tre vjet me pare Presidenti Iohannis ne krye te dhjetra mijra qytetareve rumunë deklaronte:

"Një bandë politikanësh me probleme kriminale dëshiron të ndryshojë ligjin në Rumani dhe të dobësojë sundimin e ligjit. Kjo nuk mund të lejohet. Eshtë e papranueshme të ndryshohet legjislacioni në mënyrë që dhjetëra apo qindra politikanë me probleme ligjore të pastrojnë të dhënat penale dhe të vazhdojnë veprimet e tyre të gabuara. Rumunët janë indinjuar me të drejtë," hoshte Iohannis në shesh.

Liviu Dragnea ne ate kohe Kryetar i partise ne pushtet dhe njeherazi Kryetar i Parlamentit rumun deklaroi per veprimet e presidentit Iohannis se:

"një fillim grushti shteti. Presidenti ishte jashtë ligjit sot, duke synuar avantazhe politike personale dhe duke kërkuar shmangie kushtetuese".

Populli rumun qe e kishte votuar ne mandatin e pare Presidentin me 53% te votave e votoi ne mandatin e dyte me 66% te votave sepse Presidenti Iohannis u vu ne krah te popullit dhe Kushtetutes.

Ja ne Foto Presidenti Iohannis ne mes te mijra protestuesve.

Të fundit