Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili shpjegon arsyen që e çoi LSI-në drejt padisë ndaj kryeministrit Rama

Petrit Vasili shpjegon arsyen që e çoi LSI-në drejt padisë

Kreu i LSI, Petrit Vasili ka shpejguar arsyen që e çoi këtë parti të padiste kryeministrin Edi Rama për thirrjet ndaj policisë.

Vasili shprehet se vendimi u mor pasi nuk ka dy drejtësi. Ai thekson se drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të barabartë si për kryeministrin ashtu edhe për një specialist të thjeshtë.

“Më kanë pyetur se pse shkuam në padi ndaj kryeministrit për thirrjen e punonjësve të Policisë së Shtetit për pjesëmarrje në fushatë elektorale edhe pasi ai kërkoi ndjesë publike. Ja pse: Sepse nuk ka dy drejtësi. Një drejtësi për kryeministrin që e kalon me një "më fal" dhe një drejtësi tjetër për specialistin e thjeshtë të një ndërmarrjeje publike, i cili mund të jetë pushuar menjëherë nga puna për një foto të gjetur diku nga task-forca me të cilën po bashkëjetojmë në kushte të panatyrshme”, shkruan Vasili.

 

Të fundit