Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili sqaron praninë e deputetëve të saj në komisione: Asnjëherë nuk kemi bojkotuar; kemi dakordësi me PD

Petrit Vasili sqaron praninë e deputetëve të saj në

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar nëpërmjet kreut të Grupit Parlamentar, Petrit Vasili, pasi dy nga deputetët e saj nuk bojkotuan Komisionet e Kuvendit. Në një intervistë për ‘Shijak Tv’, Vasili i konsideron lajmet për këtë çështje një porosi bajate të kryeministrit Edi Rama.

Vasili ka sqaruar se LSI nuk e ka bojkotuar asnjëherë Parlamentin dhe për këtë ka patur dakordësi me Partinë Demokratike.

“LSI nuk ka bojkotuar asnjëherë Parlamentin që nga dita e parë. Madje brenda Frontit Opozitar ka pasur dakordësi me qëndrimin tonë që LSI të ishte prezent në komisionet parlamentare. Anëtarët e LSI-së vazhdojnë të jenë në komisione dhe do të vazhdojnë të jenë. Madje edhe PD u kthye në komisione. Unë jam Kryetar i një Komisioni Parlamentar, dhe e kam drejtuar çdo ditë atë. Madje njëherë që nuk u zhvillua mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, kjo ndodhi edhe për shkak të mungesës së deputetëve të Partisë Socialiste. Kështu që dua të theksoj edhe njëherë se nuk ka pasur ndonjëherë bojkot. Të gjejnë në media ndonjë intrigë tjetër ose të pyesin Edi Ramën se çfarë porosie bajate t’u japi sërish dhe të shkruajnë prapë”, ka deklaruar Vasili.

Të fundit