Flash News

KRYESORE

Petrit Vasili: Veliaj, hakmarrës, veprime provonciale, kryetar që nuk u ngrit dot në lartësinë që i kërkon posti...

Petrit Vasili: Veliaj, hakmarrës, veprime provonciale, kryetar që nuk

I ashpër ka qenë në deklarat e tij kryetari  i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Në një intervistë për “News 24” Vasili ka hedhur akuza të forta për kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, që sipas Vasilit, nuk ka transparencë në projektin e tij për rritjen e çmimit të ujit dhe ka deklaruar se do ketë ujë 24 orë, një përrallë që kwemi vite që e dëgjojmë. Veliaj, tha Vasili, ka ndikuar në “blerjen” e këshilltarëve të LSI-së. Po ashtu ai dënoi ashpër largimet, apo pushimet nga puna të drejtorëve të LSI-së nga Veliaj, duke i quajtur ato “Shkarkime të tilla të egra, hakmarrëse, të një provincializmi të thellë, i shohim sot, i kemi parë edhe më herët. Ky është kryetar i kryeqytet dhe duhet të ketë një model tjetër, pasi këto provincializma duhet të dalin nga loja shumë shpejt”. 

Vasili tha se marrëdhëniet e LSI-së me kryetarin Velaij nuk janë aspak të mira, madje tha se nuk ka fare marrëdhënie me të, por ka një marrëdhënie me vetë qytetaërt, me vetë Bashkinë si institucion, pavarësisht kush e drjeton.

Gjithashtu Veasili kritikoi zgjedhjet e fundit, si më të shëmtuarat në vend dhe tha se policia u bë njësh me krimin në këto zgjedhje. Ka fakte të evidentuara, tha ai. “LSI, është shprehur hapur për një opozitë të fortë dhe do ta dëshmojë këtë”.

 

Të fundit