Flash News

KRYESORE

 'Peza ishte konferenca e pluralizmit', Veliaj dakord me Metën: Pluralizëm në çdo fushë

 'Peza ishte konferenca e pluralizmit', Veliaj dakord me

Tirana përkujton sot 77-vjetorin e Konferencës së Pezës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve.

Kryebashkiaku Veliaj, gjatë ceremonisë ka rënë dakord disa herë me Presidentin Meta, duke i dhënë të drejtë për deklaratat e tij sidomos për apelin e tij për pluralizmin politik.

"Presidenti me të drejtë tha sot ka nisur shkolla, për të mësuar gjuhën, gjuhët e huaja por edhe historinë e lavdishme. Një shkollë më të madhe se Peza ende nuk kemi në libra. Ky komb nuk ka lindur prej hiçit. Është momenti për të reflektuar pak e të kthejmë kokën nga fshati.

Shpesh them 1001 të zeza me njëri tjetrin, jo vetëm në kafene po edhe në debate politike, por mos harrojmë të themi disa të mira për njëri tjetrin.

Presidenti e tha me të drejtë se Peza ishte konferenca e pluralizmit. Duhet pluralizëm nga të gjitha palët, në çdo fushë, nuk mundet të kemi pluralizëm në tavolinë dhe vetëm partizantë në luftë.” u shpreh Veliaj.

Të fundit