Flash News

KRYESORE

Pezullimi i 16-mësuesve në Lushnje, reagon MAS: Do zëvendësohen nga të tjerët!

Pezullimi i 16-mësuesve në Lushnje, reagon MAS: Do

16 mësues u pezulluan nga detyra në shkollën 9-vjeçare të fshatit Çermë e Sipërme në Lushnje. Në  një reagim publik, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë sqaron se nga ky vendim nuk do të ketë asnjë pengesë për vijueshmërinë e procesit mësimor.

Në një njoftim për mediat, MAS thotë se në bashkëpunim me prokurorinë e Lushnjes ka ndjekur me seriozitet situatën deri në pezullimin e 16 mësuesve në shkollën 9-vjeçare të fshatit Çermë e Sipërme në Lushnje.

Bazuar në kallëzimin e bërë gjatë viteve 2010-2013 se në shkollën 9-vjeçare Çermë e  Sipërme ka pasur regjistrime fiktive, Prokuroria e Lushnjës ka regjistruar procedimin penal për “Falsifikimin e dokumenteve shkollore”.

"Prokuroria e Lushnjës ka filluar hetimet prej disa kohësh për këtë rast duke kërkuar sot nga gjykata pezullimin e 16 mësuesve" sqaron MAS.

Ky vendim është zbatuar menjëherë nga Zyra Arsimore Lushnje duke marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve dhe mos pasur asnjë pengesë për mbarëvajtjen mësimore.

Të fundit