Flash News

KRYESORE

Pezullimi i mësimit nga koronavirusi, Besa Shahini merr "borxh" platformën online me leksione për nxënësit

Pezullimi i mësimit nga koronavirusi, Besa Shahini merr "borxh"

Një ditë pasi qeveria mori vendimin për të mbyllur shkollat, për të shmangur përhapjen e koronavirusit, ministrja Besa Shahini prezantoi platformën mësimore online, Akademia.al. Sipas Shahinit në këtë platformë do të ofrohen “900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 i gjeni në platformën mësimore Akademi.al”.

Duke bërë thirje që nxënësit të regjistrohen në këtë platformë, Shahini shprehet “paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t'i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu”.

Platform nuk është një krijim i Ministrisë së Arsimit për t`u ardhur në ndihmë fëmijëve pas pezullimit të mësimit në shkolla për shkak të koronavirusit. Ashtu siç thotë vetë Besa Shahini, platforma është vënë në dispozcion nga një person i quajtur Dean Çelaj, i cili e ka ofruar falas këtë platformë për nxënësit. Megjithatë ende nuk dihet se sa e aksesueshme do të jetë platforma nga fëmijët.

Të fundit