Flash News

KRYESORE

Pezullimi i tenderit të “Unazës së Re”, Shehaj: Manovër e ARRSH-së për të shpëtuar hajdutët, të hetohen Rama dhe Veliaj

Pezullimi i tenderit të “Unazës së Re”, Shehaj:

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, reagoi pas vendimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar për të pezulluar tenderin e një prej loteve të “Unazës së Re” pas publikimit të dokumentave që tregonin se kompania që kishte fituar tenderin kishte falsifikuar dokumentet.

Shehaj tha se vendimi i sotëm i ARRSH-së është një manovër mashtruese për të shpëtuar hajdutët, teksa shton se drejtori i ARRSH-së dhe i gjithë stafi drejtues duhet të pezullohen menjëherë nga detyra dhe të merren nën hetim nga prokuroria.

Deputeti i PD-së thotë se hetimi duhet të përfshijë edhe kompanitë Edi Rama Invest dhe Erion Veliajn Invest që, sipas tij, janë autorët dhe përfituesit e kësaj megavjedhjeje.

Postimi i plotë i Agron Shehajt

Vendimi i sotem i ARRSH-se eshte nje manover mashtruese per te shpetuar hajdutet. Drejtori i ARRSH-se dhe i gjithe stafi drejtues duhet te pezullohen menjehere nga detyra dhe te merren nen hetim menjehere nga prokuroria.

Te gjitha dokumentat e tenderit dhe te projektit duhet te sekuestrohen menjehere qe te mos manipulohen dhe tjetersohen. Keto jane veprimet me minimale.

Hetimi duhet te perfshije edhe kompanite Edi Rama Invest dhe Erion Veliajn Invest qe jane autoret dhe perfituesit e kesaj megavjedhjeje.

 

Të fundit