Flash News

KRYESORE

Pezullimi/ Koni mohon përplasjet me Ramën: Vendimi i Shahinit politik dhe i porositur

Pezullimi/ Koni mohon përplasjet me Ramën: Vendimi i Shahinit politik

Mynyr Koni, rektori i pezulluar i Universitetit të Tiranës e priste propozimin e Ministres së Arsimit Besa Shahini, të cilin e konsideron të pa fakte. Ne studion e lajmeve të ‘Ora News’, ai thekson se me kryeministrin Rama nuk ka pasur asnjë përqasje, por e kundërta.

“E prisja sepse donin të legjitimonin të gjitha problemet nga të gjitha strukturat. Unë nuk kam përplasje me Kryeministri ai ka përplasje me mua, për shkak të detyrës që ushtroj dalë nga zgjedhjet legjitime të 20 prillit 2016. Në asnjë moment Rama nuk ka pranuar të diskutojë për problemet e univesitetit. Sulmi ka nisur në 14 shkurt 2018, kur kërkova pagesën e personelit, që ishte bllokuar. Kam dy veti: perfeksionin akademik dhe menaxherial, kështu që Kryeministri flet pa fakte”, deklaroi ai.

Koni shtoi se “vendimi i zonjës Shahini është politike, me porosi të veçantë argumentet që ka bërë janë vetëm trillime pa prova dhe pa fakte”.

Ai u pezullua nga detyra me motivacionin: Për shkelje të rënda gjate kryerjes së detyrës, bazuar mbi disa kontrolle të ushtruara në Universitetin e Tiranës. Rekor i përkohshëm u përzgjodh Bernard Dosti që më parë mbante postin e zv.rektorit të UT.

Të fundit