Flash News

KRYESORE

‘Pezullimi nga puna’, shpikja për të fshehur vrasjen e shoferit të Xhafajt. Tre prova që dëshmojnë se Qordja ishte në detyrë

‘Pezullimi nga puna’, shpikja për të fshehur vrasjen e

Burime qeveritare kanë qenë të shpejta për të përhapur lajmin se shoferi, i gjetur i vdekur (dyshohet i vrarë) i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është pezulluar nga puna para pak ditësh. Të njëjtin lajm raportoi fillimisht edhe Politiko.al.

Janë disa dyshimet që e hedhin poshtë pistën e pezullimit.

Së pari, shoferi i ministrit është gjetur i pajetë në ambjentet e Gardës së Republikës dhe, së dyti, është gjetur me makinën e shefit te tij, Xhafaj.

Sipas raportimeve të para, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, Shkelzen Qordjes i është gjetur edhe arma e shërbimit që ai zotëron si efektiv i Gardës.

Në rast pezullimi nga puna dhe të ndërrimit të statusit në ish-shoqërues i ministrit dhe ish-efektiv, Qordja, më së paku nuk do kishte në zotërim makinën e ministrit.

Me sa duket, pezullimi nga puna është shpikje e zyrave të qeverisë për ta cuar opinionin publik dhe hetimet drejt pistës së vetëvrasjes duk aluduar për ‘gjendje të rënduar psikologjike’ të vikitmës pas heqjes nga puna.

Burime nga Prokuroria e konfirmojnë këtë dyshim duke bërë me dije se Policia po mundohet të japë detaje kontradiktore që të bëjnë të dyshosh se po manipulohen provat që kanë të bëjnë me ngjarjen dhe zbardhjen e saj.

Të fundit