Flash News

KRYESORE

Pezullimi nga UEFA, federata lëshon Skënderbeun: Ne mbështesim çdo vendim që i shërben integritetit të lojës

Pezullimi nga UEFA, federata lëshon Skënderbeun: Ne mbështesim

FSHF-ja ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s që pezulloi Skënderbeun për 10 vjet nga kompeticionet europiane dhe e gjobiti me 1 milion euro.

Sipas federatës, ky ështënjë lajm i keq për futbollin shqiptar, ndonjësë është një vendim i apelueshëm.

Në fund, FSHF-ja shton se mbështët çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t.

Reagimi i plotë:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije opinionin publik se UEFA ka vënë në dijeni sot FSHF për vendimin e marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë saj, për çështjen “Skënderbeu”.

Sipas vendimit të marrë, ky Komision ka dënuar skuadrën e KF Skënderbeu me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të futbollit, shoqëruar me një sanksionin financiar prej 1 mln euro.

Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit.

FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t!

Të fundit