Flash News

KRYESORE

Pezullohen hetimet për shkollën private që u mbyll nga frika e koronavirusit: Nuk ka pasur si qëllim përhapje paniku

Pezullohen hetimet për shkollën private që u mbyll nga frika e

Përpara se pandemia të shpërthente vrullshëm edhe në vendin tonë, një shkollë private në kryeqytet vendosi të mbyllë dyert për nxënësit nga frika e transmetimit të koronavirusit.

Vendimi bëri që për shkollën ‘Udha e Shkronjave’ të nisin hetimet, pasi urdhri i mbylljes nuk mbante firmën e Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë, sot Top Channel raporton se prokuroria  ka shpallur mos fillimin e hetimeve për këtë çështje, pasi siç argumenton shkolla kishte kërkuar mbylljen për qëllime të mira dhe nuk ka elementë të veprës penale.

Në dokumentin e siguruar Top Channel, prokuroi argumenton se shkolla ka pasur qëllim të mirë me pezullimin e procesit mësimor dhe jo të përhapte panik.

“Njoftimi për mbylljen e shkollës referuar përhapjes së coronavirusit, nuk është i rremë, pasi situata në shtetin në të cilin drejtuesit e kësaj shkolle i janë referuar, dhe jo vetëm ka qenë në përhapje të gjerë.

Gjithashtu dhe qëllimi i këtij vendimi nga ana e drejtuesve të kësaj shkolle nuk ka qenë përhapja e panikut por ndërgjegjësimi i asaj mase prindërish, fëmijët e të cilëve studiojnë në këto ambiente për të shmangur në të ardhmen pasojat e padëshiruara si dhe tek e fundit dhe përgjegjësinë e tyre si institucion”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Top Channel.

Në argumentimin e prokurorit referuar edhe vendimit të ministres Besa Shahini për heqjen e licensës ndaj shkollës, shpjegimi është si në vijim:

“Në këtë kuptim siç edhe u theksua më lart ligjshmëria ose jo e atij vendimi të marrë nga administratori i institucionit mbetet gjithësesi në diskrecion të ministrit përkatës dhe nuk mund të jetë objekt hetimi, ashtu sikurse dhe marrëdhënia e tyre administrative që lidhet me ligjshmërinë apo jo të urdhrit të vet ministres për heqjen e licensës”.

Të fundit