Flash News

KRYESORE

Pezullohen prej 15 ditë lundrimet e linjës Brindisi-Vlorë, shkak defekti në traget

Pezullohen prej 15 ditë lundrimet e linjës Brindisi-Vlorë, shkak

Janë pezulluar lundrimet nga Brindisi drejt Vlorës prej më shumë se 15 ditësh, shkak për këtë është bërë një defekt i rëndë ku si pasojë është krijuar një kosto mjaft e madhe për pasagjerët, por më shumë për biznesin.

Kryetari i degës së përpunimit në drejtorinë e Portit të Vlorës Festim Skëndaj ka sqaruar se ka ndodh një defekt dhe është duke punuar, dhe së shpejti trageti do të jetë në portin e Vlorës.

Por kjo është një kosto për të gjithë shprehet Skëndaj. Nuk është hera e parë që tragetet që operojnë nga Vlora në Brindisi të sjellin shqetësime, pasi në portin e Vlorës operon vetëm një traget dhe ai nëqoftëse pëson defekt penalizon shumë qytetarë dhe biznese. Edhe para pak kohe po e njëjta situatë me tragetet që operojnë me Vlorën, ku për pak kohë u vendos një traget i dytë, por dhe ai pak muaji operoj me Vlorën dhe u largua duke e lënë sërish portin e Vlorës me një traget.Shqiptarja.com

Të fundit