Flash News

KRYESORE

Pezullohet leja për 12 guroret në Malin e Tomorrit, Blendi Klosi: Janë jashtë çdo kriteri

Pezullohet leja për 12 guroret në Malin e Tomorrit, Blendi Klosi:

Janë pezulluar lejet për 12 guroret që ushtronin aktivitetin në Malin e Tomorrit si dhe janë gjobitur pas një inspektimi në terren ku mori pjesë edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ministri Klosi deklaroi se këto firma janë jashtë çdo standardi dhe shfrytëzimi i këtyre lejeve bëhet në mënyrë krejtësisht të paligjshme.

“Janë krejtësisht jashtë çdo parametri mjedisor dhe shfrytëzojnë këto leje minerare në mënyrë krejtësisht të paligjshme. Prandaj Inspektoriati i Mjedisit do të marrë masa duke i gjobitur ato që sot, duke kërkuar revokimin e lejeve mjedisore për të 12 subjektet dhe po ashtu duke parë të gjitha mundësitë që të 12 subjektet të kalojnë edhe për ndjekje penale. Do të reduktohen në mënyrë të menjëhershme të gjitha lejet mjedisore të dhëna për guroret të cilat janë jashtë kritereve. Do të kërkohet evidentimi i problematikave të gurores, duke parë lejet dhe mënyrën sesi shfrytëzohen këto gurore, pasi këto duhet të kenë një leje të mirëpërcaktuar, mënyrë pune të mirëpërcaktuar dhe mbrojtje mjedisi të përcaktuar me ligj”,- tha ministri

 

Të fundit