Flash News

KRYESORE

Pezullohet përkohësisht lëshimi i vizave nga konsullatat greke, aplikantëve do t’u kthehen pasaportat

Pezullohet përkohësisht lëshimi i vizave nga konsullatat greke,

Ambasada greke në Tiranë ka njoftuar qytetarët se është pezulluar përkohësisht lëshimi i vizave nga konsullatat greke në Shqipëri për shkak të masave kufizuese të COVID-19.

Ajo fton aplikantë që kanë dëshirë të tërheqin pasaportat e tyre, pasi viza nuk do u jepet momentalisht, të kontaktojnë autoritetet konsullore.

"Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar.

Si rrjedhoj, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore." thuhet në njoftimin e ambasadës greke në Tiranë.

https://www.facebook.com/GreeceinAlbania/photos/a.216117328539915/1720674754750824/?type=3&theater

Të fundit