Flash News

KRYESORE

Pezulloi mësimin për 2 javë nga frika e virusit, Shahini i heq licencën shkollës private në Tiranë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i heq licencën shkollës private në Tiranë, ‘Udha e Shkronjave’.

Shkak për këtë vendim është pasi shkolla vendosi të pezullojë procesin mësimor për dy javë, për shkak të frikës nga coronavirusi, i përhapur tashmë në Italinë veriorore prej disa ditësh.

Sipas Shahinit, vendimi për mbylljen e shkollës bëhet vetëm me urdhër nga ministria.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë”, shkruan Shahini në rrjetet sociale.

Të fundit