Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Phillips: Serbia e ka humbur Kosovën si rezultat i krimeve të Millosheviçit
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, tha se ka ardhur koha që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të ketë një afat të caktuar kohor dhe të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Me zotin Phillips bisedoi kolegu Festim Gashi.
Zëri i Amerikës: Zoti Phillips, këtë javë ishte 20 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë për ndalur vrasjet dhe dëbimin popullatës shqiptare nga Serbia? Si e shihni Kosovën sot, 20 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund luftës?
David Phillips: Kosova është e pavarur dhe sovrane. Serbia duhet ta pranojë faktin që e ka humbur Kosovën si rezultat i krimeve të Millosheviçit dhe nuk do të kthehet kurrë nën Serbi. Por Kosova duhet të bëjë më shumë në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë së saj shumë etnike. Më kujtohet në mars to vitit 1999, kur po jepja mësim në Universitetin e Kolumbias, mora një telefonatë nga Richard Holbrook. Telefonata zgjoi kurreshtjen time pasi ai duhej të ishte në Beograd për të negociuar me Millosheviçin për tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Ai më telefonoi për të më treguar se bombardimet do të fillonin të nesërmen dhe më kërkoi që të njoftoja komunitetin shqiptaro-amerikan në mënyrë që ata të paralajmëronin të afërmit e tyre në Kosovë për të shkuar në një vend më të sigurt. Natyrisht, Richard Hollbrook-u ishte mendjemprehtë, ai e dinte se telefonatat përgjoheshin nga UDB-ja. Kështu që në vend se të kthehej në Shtetet e Bashkuara ai shkoi në Budapest dhe telefonoi Millosheviçin në mëngjesin e ditës pasuese, duke i thënë “a mendoni se tani ne jemi serioz nisjen e luftës?”. Millosheviçi nënqeshi dhe tha “Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do të shkojnë në luftë për të mbrojtur shqiptarët”. Unë jam krenar që Shtetet e Bashkuara ndërhynë ushtarakisht për të parandaluar gjenocidin në Kosovë.
Zëri i Amerikës: Pavarësisht pranisë së NATO-s dhe dialogut me Beogradin të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova nuk ka qenë në gjendje të normalizojë marrëdhëniet e saj me Serbinë. Kjo ka qenë një pengesë në përpjekjet e saj në procesin e integrimit euro-atlantik. Çfarë mendoni se duhet bërë ndryshe për të tejkaluar ngërçin e tanishëm?
David Phillips: Së pari, unë mendoj se duhet të sqarohet kuptimi i fjalës “normalizim”. Normalizimi i marrëdhënieve duhet të nënkuptojë njohjen e Kosovës nga Serbia me kufijtë ekzistues. Në vend që të shpenzohen vite të tëra për diskutimin e kodit telefonik, targat e makinave dhe menaxhimin e kufijve, duhet të trajtohen çështjet thelbësore. Fatkeqësisht, gjatë vitit të fundit, propozimi i Presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve ka hequr vëmendjen nga gjërat e rëndësishme. Nuk duhet të ketë diskutime për korrigjim kufijsh, por për normalizim të marrëdhënieve në bazë të kufijve të tanishëm. Edhe nëse dialogu do të rezultonte në një marrëveshje për korrigjim kufijsh, Presidenti Vuçiç nuk i ka votat në parlament për të ndryshuar kushtetutën e Serbisë ose për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Ai nuk mund t’ua ndryshojë mendjen vendeve anëtare të BE-së, si Spanja, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Rusia nuk merr urdhëra nga Beogradi. Pra, Kosova nuk do të merrte asgjë në këmbim të dhënies së një pjese të territorit.
Zëri i Amerikës: Megjithatë, pse do të ishte gabim për të diskutuar këtë çështje? Para 20 vitesh, kur NATO-ja bombardoi Sebinë, Kosova nuk mori premtim për pavarësi ose ndryshim territoresh, por thjesht për më shumë të drejta. Çfarë do të humbiste Kosova nëse do të fillonte dialogun për korrigjim kufijsh dhe në fund ai dështon?
David Phillips: Negociatorët mund të flasin për çdo gjë, përfshirë korrigjimin e kufijve. Por procesi nuk mbaron këtu. Unë kam përgatitur një udhërrëfyes prej disa faqesh që përfshin një numër të madh çështjesh që duhet negociuar për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Serbisë dhe Kosovës. Nuk bëhet fjalë vetëm për një diskutim të thjeshtë mbi korrigjimin e kufijve, është një proces shumë më i ndërlikuar. Ekipi negociator i Kosovës duhet të jetë i përgatitur për trajtimin e të gjitha detajeve. Në vend që të negociojnë me Serbinë, shqiptarët e Kosovës po negociojnë me njëri-tjetrin për ndarjen. Kjo thjesht nuk është strategjia e duhur. Dialogu duhet të përmbyllet bazuar në një afat të përcaktuar. Tani dialogu nuk ka fund. Zgjedhjet evropiane janë në maj, zgjedhjet për komisionerët e rinj janë në vjeshtë. Duhet të vendosim një afat kohor siç bëri senatori Mitchell për negociatat për konfliktin në Irlandën Veriore që çuan në arritjen e marrëveshjes së të Premtes së Mirë. Pastaj duhet të arrihet në një përfundim, sepse zvarritja e këtij procesi nuk është në interes të normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, nuk po e ndihmon ekonominë e Kosovës, dhe marrëdhëniet e saj me komunitetin ndërkombëtar. Ka ardhur koha për të lëvizur. Njëzet vjet pas luftës, ne duhet ta përmbyllim këtë kapitull dhe të lëvizim përpara. Të vendosen marrëdhëniet normale mes Beogradit dhe Prishtinë bazuar në integritetin territorial dhe respektin e ndërsjellë dhe të ketë një vrull pozitiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nëse Greqia dhe Maqedonia e Veriut mund të arrijnë një marrëveshje për çështjen e emrit, sigurisht që edhe Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë. Është koha për të lëvizur përpara.
Zëri i Amerikës: Vendosja nga qeveria e Kosovës e tarifës 100 për qind ndaj mallrave serbe e ka çuar Kosovën në një kurs përplasjeje me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian. Sipas mendimit tuaj, çfarë pasoja do të ketë kjo për Kosovën?
David Phillips: Së pari, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet ta kuptojnë se tarifa nuk erdhi si rrufe në qiell të kaltërt. Ajo ishte një përgjigje ndaj taktitave të ashpra të Serbisë dhe Rusisë në Dubai gjatë takimit të Interpolit. Është e pamundur të ulesh dhe të bisedosh në Bruksel për normalizim të marrëdhënieve kur të dërguarit diplomatikë të Serbisë udhëtojnë në mbarë botën për të bindur vendet që të mos njohin pavarësinë e Kosovës. Madje, duke inkurajuar tërheqjen e njohjeve nga vendet të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Pra, ata po punojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe Interpol. Të them të drejtën, unë i mbështes tarifat derisa Serbia të jetë e përgatitur të tregojë një masë të ndërtimit të besueshmërisë dhe të rifillojë bisedimet në mirëbesim. Kjo nuk është duke ndodhur tani.
Zëri i Amerikës: A është e aftë Kosovë t’i rezitojë trysnisë së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës ndaj mallrave serbe?
David Phillips: Shtetet e Bashkuara dhe Kosova gjithmonë kanë qenë miq të mirë. Por Kosova nuk është koloni e Shteteve të Bashkaura të Amerikës. Qeveria e Kosovës duhet të mbajë qëndrimet e veta dhe të bëjë atë që është e drejt për qytetarët e saj. Po mund t’i rezistojë trysnisë, por pse duhet të ketë trysni ndaj saj? A kanë harruar Shtetet e Bashkuara se kush janë miqtë dhe aleatët e tyre në rajon? Kjo nuk është një përballje e barabartë. Nuk ka ekuivalencë morale. Shtetet e Bashkuara duhet t’i bëjnë trysni Beogradit që ta pranojë Kosovën, e jo Kosovës për pezullimin e tarifës. Ne duhet të kujtojmë se kush janë miqtë tanë dhe duhet të punojmë në emër të interesit të tyre. Ne duhet të kemi një partneritet më të ngushtë dhe një mbështetje më të madhe të bazuar tek realiteti, jo dëshirat tona, dhe sigurisht jo të ndikuar nga Moska ose Beogradi.
Zëri i Amerikës: Një sfidë tjetër që e pret Kosovën është Gjykata Speciale, që tashmë ka filluar të marrë në pyetje dëshmitarët lidhur me dyshimet për krime lufte. Çfarë mendoni për punën e Gjykatës Speciale? Sipas mendimit tuaj, çfarë ndikimi mund të ketë puna e saj në zhvillimet politike në Kosovë?
David Phillips: Gjykata Speciale duhet të vazhdojë punën për të justifikuar ekzistencën e saj. Nëse po interviston njerëz rreth dyshimeve për krime nga politikanët e Kosovës, atëherë ajo duhet të veprojë në bazë të këtyre intervistave dhe të dërgojë politikanët në Hagë, ku mund të merren veprime ligjore. Të ndalen spekulimet dhe të bëhet puna. Gjykata Speciale duhet të veprojë ose të shpërbëhet. /VOA/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38