Flash News

KRYESORE

Piatek kundër medieve: Një ditë nuk vlen, pastaj je papa i futbollit!

Krzysztof Piatek po vuan këtë sezon te Milani. Polaku nuk po shënon ashtu si një vit më parë dhe po kritikohet shumë. Sulmuesi ka folur në lidhje me situatën e keqe që po kalon dhe ka treguar se mediet italiane janë shumë mizore.

“Shihem në pasqyrë dhe mundohem të kuptoj gabimet e mia. Ka shumë turbulenca në klub dhe lojtarët e ndjejnë diçka të tillë. Në fillim, nuk kemi krijuar shumë raste dhe sulmuesit për këtë gjë luajnë, për rastet.

"Tani po përmirësohemi dhe është vetëm çështje kohe rikthimi. Mund ta bëj. Për gazetarët italianë një ditë je papa në futboll, ndërsa ditën tjetër je lojtari më i keq. Gjithsesi, unë e pranoj. Faqet e para të gazetave nuk më shqetësojnë shumë."

Të fundit