Flash News

KRYESORE

Pijanec dhe i padisiplinuar; Partizani prish kontratën me sulmuesin serb

Partizani ka njoftuar se ka prishur marrëveshjen me sulmuesin serb, Stefan Nikoliç, pas një muaji.

Në njoftimin e klubit nuk jepet ndonjë argument i qartë, por informacione të besueshme pranë ‘Demave të Kuq’ bënë të ditur se përveç paraqitjeve të dobëta që ai bëri në dy ndeshjet e Ligës së Europës, një tjetër arsye është edhe fakti se Nikoliç ishte një lojtarë i padisiplinuar.

“Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Stefan Nikoliç. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve, duke i dhënë mundësi lojtarit nga Mali i Zi të jetë i lirë. Nikoliç ishte pjesë e skuadrës në dy përballjet e Europa League që ekipi zhvilloi ndaj sllovenëve të Maribor. Klubi i uron njëkohësisht Stefan Nikoliç suksese në karrierën e tij sportive”, shkruhet në njonjoftimin e klubit.

Në të kaluarën, konkretisht në kohën kur luante në kampionatin rumin [sezoni 2013/14], Nikoliç ka pasur probleme me alkolin. Një ves që e ka shoqëruar sulmuesin gjatë karrierës së tij duke bërë që të mos qëndrojë dot në nivele të larta.

 

Të fundit