Flash News

KRYESORE

Pijnë fotoksinë, vdes 26-vjeçarja dhe një grua në Krujë

Pijnë fotoksinë, vdes 26-vjeçarja dhe një grua në

Një 26 vjeçare dhe një zonjë 83 vjeçe kanë ndërruar jetë ditën e djeshme pasi kanë pirë fotoksinë. Rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrin, por të dyja viktimat janë nga Kruja.

Në deklaratë për median, policia lajmëron se; “Më datë 01.07.2018, në fshatin Bura, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetësia M.L., vjeçe 26, e cila rreth orës 14.57, vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Neni 99 i Kodit Penal”.

Po ashtu, policia e Krujës njofton se, “Më datë 01.07.2018, në spital ka vdekur shtetasja T.S., vjeçe 83, banuese në Krujë. Nga veprimet e kryera rezulton se në banesë kishte pirë fotoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Neni 99 i Kodit Penal”.

Të fundit