Flash News

KRYESORE

“Pikaso” godet bandën e “skifterëve” në Belgjikë, 8 shqiptarë në pranga

“Pikaso” godet bandën e “skifterëve” në

Shkatërrohet një bandë hajdutësh të banesave në Bruksel dhe qyteteve të tjera në Belgjikë. Policia shqiptare, kryesisht ajo e Tiranës në bashkëpunim me atë belge kanë finalizuar operacionin “Pikaso”, përmes të cilit kanë rënë në pranga 8 persona, 3 në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë.

Sipas policisë, banda merrej me vjedhjen e banesave me dhunë, rreth 30-40 shtëpi. Në sajë të këtij operacioni janë sekuestruar sende me vlerë si bizhu, telefon, orë të shtrenjta e aparatura të tjera elektronike.

Në pranga kanë rënë

Ilmi vila 37 vjeç nga Korça

Ermir Vila

Alerio Dushku nga Tirana

Albert Arra 22 vjec nga Kruja

Arbër Mulla, ose i njohur ndryshe si Rubens Bulku dhe Ahmet Bulku 32 vjec

Ardit Skeja 24 vjec nga Tirana

Agron Hyseni ose Astrit Hyseni 47 vjeç nga Laci

Sh. Matranxhi

Sipas policisë grupi kriminal një pjesë të sendeve të vjedhura i shiste ndërsa një pjesë tjetër i transferonte bashkë me paratë drejt Shqipërisë.

 

Të fundit