Flash News

KRYESORE

Pikëpyetjet që ngrihen pas ekstradimit të financierit të Habilajve. A është kjo një tjetër fitore e Saimir Tahirit?

Nezar Seiti, i ashtuquajturi financuesi i grupti të Habilajve, është ekstraduar ditën e sotme në drejtim të Italisë. Mëngjesin e sotëm forca të shumta policie e shoqëruan vlonjatin nga ambientet e burgut “Jordan Misja” drejt Aeroportit të Rinasit ku e dorëzuan para dy oficerëve italianë të Interpolit.

Por ekstradimi i tij ishte një lajm surprizë. Ndaj Seitit kishte një masë ndalimi për llogari të Krimeve të Rënda.

Për Nezar Seitin u përdor një ekstradim ekstra-procedurial, i cili mban firmën e ministres së Drejtësisë. Ky vendim i ministres ka bërë ‘nul’ vendimet e marra nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit të Krimeve të Rënda si dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, të cilat kanë vendosur arrest me burg për Seitin.

Ky është një rast i paprecedent kur një person ndaj të cilit është dhënë masë sigurie dhe ndaj të cilit po zhvillohen hetime, të ekstradohet.

Emri i Nezar Seitit është regjistruar te Krimet e Rënda si pjesë e grupit të Habilajve. Për këët çështje po vijojnë hetimet edhe për  ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Të fundit