Flash News

KRYESORE

Piktorja 2 vjeçare korr sukses në ekspozitën e saj të dytë në New York, talentin ia 'pikasi' një shqiptar

Piktorja 2 vjeçare korr sukses në ekspozitën e saj të

Piktorja e talentuar 2 vjeçare, Lola June ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme në New York. Talenti i saj është zbuluar nga shqiptari nga Kosova, Pajtim Osmanaj. E ëma është parukiere dhe një natë ndërsa darkonin, miku i saj Osmanaj vuri re se Lola po mundohej të vizatonte. Ai i solli vogëlushes të gjitha materialet e nevojshme për të ngjyrosur.

“E gjithë ekspozita pati 40 vepra, ne shitëm 32 prej tyre. Pra mund të quajmë sukses”, tha Pajtim Osmanaj, kurator arti.

“Pajtimi, i cili kuroi ekspozitën, pa tek ajo një talent të veçantë në kompozimin me ngjyrat dhe format. Nuk isha shumë e sigurtë, por ai ishte i bindur se kjo do të shkonte mirë. Ne kemi pasur dy ekspozita dhe ishin shumë të suksesshme. U surprizova shumë”, tha Lucille Javier, mamaja e Lola June.

Osmanaj tha se në ekspozitën e parë, pikturat u shitën nga 300 deri në 1800 dollarë, ndërsa në të dytën çmimi arriti deri në 2800 dollarë.

 

Të fundit