Flash News

KRYESORE

‘Pikun e pandemisë mund ta kemi arritur!’ epidemiologu propozon zbutje të masave ndaj Covid-19

‘Pikun e pandemisë mund ta kemi arritur!’ epidemiologu propozon

Epidemiologu i ISHP Dritan Ulqinaku, në një lidhje direkte me emisionin ABC e Mëngjesit, ka arsyetuar se referuar situatës në vend nga Covid-19, vendi ynë mund ta ketë kaluar pikun e pandemisë.

Ai arsyeton se duhet të nisë ulja e masave gradualisht, por e vetmja frikë për të qëndron në faktin se nga lirimi i menjëhershëm mund të kemi probleme prandaj duhet të jemi të kujdesshëm.

“Unë mendoj se nëse vazhdojnë këto masa ne e  kemi arritur kulmin, por nëse vijojmë të zbresim ne duhet të jemi të kujdesshëm. Zbutja e masave duhet të na bëjë të kujdesshëm, çdo masë që ne do të heqim. Lirimi i një afati përshembull deri në orën 16:00 duhet të na bëjë që të shikojmë me kujdes shifrat epimidiologjike. Nëse fillojmë kështu mendoj se piku është arritur. E vetmja frikë është se lirimi i menjëhershëm mund të kemi një problem, duhet të jemi të kujdesshëm, por nëse vazhdojmë kështu për mua piku është arritur”, tha Ulqinaku.

Mjeku tha se njerëzit mund t’i kthehen gradualisht rutinës, por rëndësi ka që të ruhet distancimi social.

Tashmë e kemi kaluar këtë frikën dhe kemi filluar në luftën e vërtetë ndaj COVID 19 dhe jemi duke e menaxhuar”, tha mjeku.

Të fundit