Flash News

KRYESORE

‘Ping-pongu’ i dosjeve të bujshme, pas '184', SPAK shpall moskompetencën edhe për ‘Bajrajt’

‘Ping-pongu’ i dosjeve të bujshme, pas '184', SPAK

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, SPAK shpalli moskompetencën për gjykimin e dosjes ‘Bajri’, duke e kthyer atë në Prokurorinë e Shkodrës.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzën kryesore, për “grup të strukturuar kriminal”, duke bërë që ajo të gjykohet tashmë në Shkodër.

Kujtojmë se 11 anëtarë të grupit ‘Bajri’ ranë në pranga në sajë të operacionit ‘Oaz’ në 2018-ën, mes tyre Safet dhe Enver Bajri.

Grupi u akuzua për vepra penale si gjobvënie të paligjshme, vrasje, trafik droge, pastrim parash, e të tjera.

Safet Bajri u arrestua në Tiranë në 2018 kurse Behar Bajri dhe Samet Halluni në Holandë. Mes të arrestuarve pati edhe figura të shquara të sportitsi, ish- portieri i Vllaznisë Armir Grimaj i cili u lirua për mungesë provash si dhe ish- kampioni i boksit Astmer Bilali.

Kjo nuk është dosja e vetme e bujshme që SPAK ka hequr dorë. Më 28 janar SPAK vendosi të shpallë mokompetencë ndaj dosjes 184, duke ia rikthyer Gjykatës në Dibër, që të hetojë cështjen ku dyshohet për krime zgjedhore në zgjedhjet lokale të 2016 në këtë qark verior.

Po ashtu, në korrik të vitit 2019 Krimet e Rënda shpallën moskompetencë pas 2 vitesh nga dosja, pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild.

Drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës, Enkeleda Cami Keshi refuzoi asokohe të mbajë dosjen në Prokurorinë e Dibrës. Pas një debati mes dy prokurorive, ish- prokurorja e përgjithshme Arta Marku e dërgoi përfundimisht Prokurorisë së Dibrës.

Çfarë është ‘dosja 184’?

Dosja 184 janë hetimet e Prokurorisë lidhur me pretendimet për shitblerje votash nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve lokale në 2016 Dibër, kur fitues doli Muharrem Rama i PS përballë Sherefedin Shehut të PD.

Në vitin 2019 media gjermane Bild publikoi përgjimet gjatë fushatës dhe gjatë zgjedhjeve lokale në Dibër të 2016.

Bisedat ishin të kryeministrit Rama, ish- ministrave Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri, Ulsi Manjës apo Pjerin Ndreut me përfaqësues të PS në Dibër Arben Keshin, Ymer Lalën etj.

Për të dyja këto raste ka reaguar opozita jashtëparlamentare. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e quajti drejtuesin e SPAK, Arben Kraja hetues të komunizmit, duke nënvizuar se hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri Rama dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut.

SPAK dërgon dosjen ‘Bajri’ në Shkodër, reagon PD: Kjo është provë dështimi

Të fundit