Flash News

KRYESORE

Pioli mesazh Paquetas, fjalë të mëdha për Ibrën

Pioli mesazh Paquetas, fjalë të mëdha për Ibrën

Trajneri i Milanit, Stefani Pioli, ka folur në lidhje me gjendjen e ekipit të tij. Ai ka lëshuar një sinjal për Paquetan, por ka thënë fjalë të mëdha për Ibrahimovicin.

"Ibra? Është një vlerë e shtuar qëndrimi dhe profesionalizmi që Ibra shfaq në çdo seancë stërvitore. Po flasim për një kampion, për një nga më të mirët në botë. Kam pritur shumë prej tij dhe kam gjetur një person shumë të disponueshëm. Është i vetëdijshëm për atë që duhet të bëjë.

“Paqueta duhet të ketë bindjen se është lojtar i kompletuar. Për cilësitë që ka, ai duhet të jetë më vendimtar në fazën e fundit, ku duhet ose të shënojë ose të bëjë të tjerët të shënojnë. Nuk ia ka dalë mbanë në gjërat ku një lojtar si ai duhet të ketë lëvizjen fitimtare”, deklaroi trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

Të fundit