Flash News

KRYESORE

Pipero “hap zemrën”, rrëfen se si është takuar me bashkëshorten: U njoha në Spitalin Ushtarak, babai i saj më gjurmoi

Pipero “hap zemrën”, rrëfen se si është takuar

Prej më shumë se katër muaj mjekun i njohur infeksionist Pëllumb Pipero e shohim në çdo ekran duke dhënë këshilla se si të mbrojmë shëndetin në këtë perjudhë pandemie. Me thirrjet e tij për vigjilencë dhe zbatim rregullash pasi virusi është shumë pranë nesh, Pipero është kthyer në njeriun e shpresë dhënës dhe shumë të dashur për publikun.

Megjithatë, i ftuar në emisionin “Rudina”, Pipero ka hapur zemrën ditën e sotme duke na sjell një rrëfim ndryshe përtej shëndetësisë.

Mjeku infeksionist ka treguar se si është njohur me bashkëshorten e tij Mimoza, me të cilën ka një vajzë dhe një djalë, Genardën dhe Marion.

“Moza menaxhon një kompani farmaceutike të cilën e kemi krijuar shumë herët, por tani për shkak të konkurencës është dobët po shkon drejt mbylljes dhe më vjen keq. Ajo bashkë me vëllain tim e kanë menaxhuar. Ndryshe nga unë ajo ka mbaruar dy fakultete farmaci dhe drejtësi, por punon si menaxhere. Të gjitha gratë në natyrën e tyre janë të rralla. Ajo është vlonjate nga Kuçi i Vlorës.

Ne skrapalinjtë kemi shumë tradita, shumë zakone dhe ajo i ka përballuar me shumë kujdes sidomos ardhjen e shumë miqve, ndënjtja në shtëpi, pavarësisht kushteve. Ka rritur dy fëmijë të mrekullueshëm, por më ka qëndruar edhe mua mbi kokë dhe në krah për t’u bërë sot Pëllumbi që është sot i mirë. Ajo ma ka shtruar, ma ka bërë të lehtë të gjithë jetën që unë të jem më shumë i njerëzve, i qytetarëve sesa i familjes” , u shpreh infeksionisti në emisionin “Rudina”.

Më tej ai rrëfeu se me bashkëshorten janë njohur në Spitalin Ushtarak dhe babai i saj që punonte në të njëjtin vend i kishte gjurmuar të dhënat.

Jemi njohur rastësisht në Spitalin Ushtarak në punë, nuk ka qenë e thjeshtë ta bindja edhe pse në atë kohë mora një lloj fame. Ajo kishte një pozicion të përkohshëm aty, shkollën e mesme e ka mbaruar për infermieri dhe në pushimet e shkollës punonte në spital. Të gjithë në atë kohë kemi qënë nevojtarë, ndihmonim familjet, edhe punonte edhe vazhdonte shkollën. Ka qënë shumë simpatike dhe shumë e shkathët. I ati punonte në Spitalin Ushtarak dhe ajo ishte shumë e lidhur me atë, pa lejen e tij ishte e pamundur të komunikoje. Ai gjurmoi të dhënat e mia dhe dola me biografi të pastër.”

Të fundit