Flash News

KRYESORE

Pique del kundër shokut të skuadrës: Uroj që "Topin e Artë" ta fitojë Buffon

Pique del kundër shokut të skuadrës: Uroj që "Topin e

Nëse mendoni që lojtarët e Barcelones do donin që Topin e Artë ta fitojë Messi, e keni gabim. Një ndër lojtarët kyç të kësaj skuadre, Pique, ka deklaruar publikisht se do donte që ky titull të shkonte për portierin Italian Buffon.

“Messi këtë vit do ta fitoj Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë dhe e meriton sërish Topin e Artë”, tha fillimisht Gerard Pique.

“Por nëse shikoni tek trofetë, atëherë Buffon ka fituar titullin e kampionit, Kupën e Italisë dhe mund të fitoj Ligën e Kampionëve. Ai e meriton këtë për karrierën e tij dhe për këtë sezon gjithashtu. Do të ishte mirë që një portier të fitoj atë që nga Lev Yashin”

Liga e Kampionëve është trofeu i vetëm që i mungon portierit 39-vjeçar, por ai ka shans për ta fituar atë në finalen që zhvillohet në Cardiff më 3 qershor kundër Real Madridit.

Të fundit